Ishte vjeshtë, takimi i parë..!
Të ulur në stol, ashtu të turpëruar ..!
Mes ngjyrës së artë, dhe qiellit zjarr,
puthjet s’kishin të mbaruar ..!
*Më the të dua, dashuri e parë,
në shiun e gjetheve rrinim mbuluar!
Aty në stolë sa shumë u thanë,
dashuri me mall trupat shijuan*
Aty te stoli dikur më parë,
sa shumë të tjerë u përqafuan.. !
Aty, qëndruam ti dhe unë,
me trup e shpirt të dashuruar..!
*Më the të dua, dashuri e parë,
në shiun e gjetheve rrinim mbuluar .!
Aty në stolë sa shumë u thanë,
dashuri me mall, trupat shijuan*
Ishte vjeshtë takimi i parë..!
Vjeshtë dhe takimi ynë i fundit..!
Ikëm dhe lamtumirë kurrë nuk thamë..!
Pema përgjithmonë gjethet humbi..!
*Më the të dua dashuri e parë,
në shiun e gjetheve rrinim mbuluar.
Aty në stolë sa shumë u thanë,
dashuri me mall trupat shijuan.*