(Refreni muzik)
Dhe mbaj një malë
me mall përtej detit.
Lirin mbi dallgë
ma mbushe gjithë lotë.
Çdo gjë të bukur
e mbajti kurbeti.
Në Atdhe do kthehem e
plakur, me kujtime plotë .
Mall, që syri kërkon
një loti i pashteruar
në faqe rrjedh dhe s'pushon...
Mall, që djegë si vullkan gjithë trupin,
dhe shpirtin e tret
dhe rënkon ..!
Mall, që të copton mishin, dhe kockën me dhimbje
të padurueshme e thërrmon..!
Mall, që si i verbëri sytë kërkon..!
Oh sa mall shqiperia ime,
largë teje malli më
përvëlon.
(Refreni)
Dhe mbaj një malë
me mall përtej detit.
Lirin mbi dallgë
ma mbushe gjithë lotë.
Çdo gjë të bukur
e mbajti kurbeti.
E plakur do kthehem, kujtime plotë .
Mall, që nuk di në ç'rrugë ecën dhe kurrë mbaron...!
Mall, që dhimbja të flet,
dhe t'i në heshtje qëndron.
Gjak me mall në gjithë trupin rrjedh dhe pikon.
Mall, që frymë lirshëm
nuk merr , ajri
është i pakët nuk tepron..
Mall, që të mban të skllavëruar, pak nga pak të shkatërron...
Mall, që kurrë nuk mbaron,
Mall, që prej mallit tretesh
dhe i malluar jeta të shkonë.
(Refreni end)
Dhe mbaj një mal
me mall përtej detit.
Lirin mbi dallgë
ma mbushe gjithë lotë.
Çdo gjë të bukur
e mbajti kurbeti.
Do kthehem në vendlindjen
time, të tretem në atë dhe,
mish dhe kockë.