(Verse 1)
Patjetër, që e di,
unë dhe ti nuk duhet të ishim parë..
Patjetër, që e di,
nuk duhej as takimi i parë..!!
Patjetër që e di,
nuk duhej asnjë takim.
Patjetër që e di,
një e puthur në buzë,
e ndaluar është por unë
pa dashje e bëra,
dhe në faj u ndjeva.!!!
(Chorus)
Patjetër që e di,,
jeta një numër që mbaron te dhjeta.
Lumë kush jetoj si donte ai,
mjerë kush me ç'farë do thotë bota mbeti te pesa...
(Instrumental melody)
(Verse 2)
Të gjitha gabime i kishte kjo dashuri.
Kush më thotë, ç'farë është jeta..??
Pa gabime bëhen dashuri
dashuria gabimet i ka të vetat..
Patjetër që e di,
turp do thonë të gjithë,
se është dhe martesa !!
Po dhe martesa ka dashuri,
me turp pa turp erdhën kaq breza..!!
(Chorus ends)
Patjetër që e di,
jeta një numër që mbaron te dhjeta.(10)
Lumë kush jetoj si donte ai.
Mjerë kush, me ç'farë do thotë bota ?...
mbeti te pesa. (5)
(Instrumental melody)
(Chorus final)
Patjetër që e di,
kush të gjitha i pa gabim,
thua, di qysh është e vërteta..??
Patjetër që e di,
dhe të gjitha të drejta të ishin,
mos haro dhe e drejta një gabim është,
por që i vunë emrin "e drejta".!!!