NJË YLL PËR TY
Strofa 1
Në një shtëpi pa drita,
me zemër që rreh,
një fëmijë numëron ëndrra,
jo lodra në dhomë.
Era troket në xhama,
flet me trishtim,
por shpresa rrit krahë
në çdo frymëmarrje të lehtë.
Kor
Mos qaj, vogëlush,
nata s’është fund,
çdo lot është një lutje
që shkon te ylli .
Në errësirë shpreson
te një fjalë të artë:
“Nesër do të vijë”
dhe nesërmja vjen përsëri.
Refreni 2x
Gëzuar Vitin e Ri,
fëmijë i botës sonë,
edhe pa dhurata,
ke zemrën një yll të vetë.
Një yll ndezim sonte,
ta dish: është për ty,
që nesër të zgjohet bota
me dritë në sy.
Strofa
Ka tryeza të zbrazura,
por jo zemra të ftohta,
ka duar pa lodra,
por plot me guxim.
Këpucë të vjetra ecin
drejt ëndrrave të reja,
se fëmija di rrugë
ku s’di as harta.
(Kor)
Mos qaj, vogëlush,
koha është mik,
ajo shëron plagë
me orë e me yje.
Në xhepin e natës
fshih një dëshirë,
agimi vjen fshehur,
si këngë e lehtë.
Refreni 2x( Kor)
Gëzuar Vitin e Ri,
fëmijë i botës sonë,
ke qiell në gjoks
edhe kur bie borë.
Një yll ndezim sonte,
për ty e për mua,
që nesër të jemi më trima,
më të ngrohtë,
Strofa
Nëse s’ke dhuratë,
ja zemra ime,
nëse s’ke dritë,
ja shpresa që ndrit.
“Ja shpresa… ja shpresa
Bota është shtëpi,
edhe pa bravë,
hapen dyert me këngë…
dhe të qeshur të bardhë.
Refreni 2x (kor)
Gëzuar Vitin e Ri,
fëmijë i botës sonë,
nesër je ti kënga që zgjon
çdo horizont.
Një yll ndezim sonte
e quajmë me emrin tënd,
që viti i ri të vijë
si dritë në çdo kënd.
Kor
Fli, vogëlush…
qielli punon natën,
të qepë një mëngjes… nga fijet e shpresës.