Era e freskët
e liqenit të kaltërt,
përkëdhel flokët e tua
të bardha.
Sytë e tu të kaltërt
shëndrisin,
si margaritarët e drinit të zi
Strugane. (2x)
Strugane Strugane,
ti je ëndrra e dashurisë.
Strugane Strugane,
ti je drita e iluzioneve
të mija. (2x)
Buzëqeshja e syve të tua
magjepse,
lajmëron dashurinë
e ëndërruar.
Që po lulëzon
si trëndafili i majit
dhe më përkujton bukurinë
e vashës Strugane. (2x)
Strugane Strugane,
ti je ëndrra e dashurisë.
Strugane Strugane,
ti je drita e iluzioneve
të mija. (2x)