Çdo mëngjes kur diellin shoh,
Për ty mendoj, zemra s’më rrah.
Dridhet shpirti, sytë lotojnë,
Sa shumë më merr malli,
nje buzëqeshje tenden ta shikoj.
Malli për ty, këngë e përjetshme,
Në këtë jetë, plagë e pashërueshme.
Ti më mungon, më merr me vete,
Në çdo errësirë, në çdo rrugë të fshehtë.
Kur qeshje ti, dielli ndriçonte,
Si dallgë në zemër malli më godiste.
Në detin e ndjenjave, zemra noton,
Nën dritën e yjeve, ty të kërkon.
Fotografia jote, lot më sjell,
Para gjumit, zemra me mall të thërret
Dashuria jote me mungon,
Por më mbajnë gjallë,
Vetem engjëjt që mi dhe.