(Yea this is Valoni )
Sa herë që po bjesh shiun, une po menoj për ty
M’ka marrë malli shumë me t’prek, me t’pa ata dy sy
Jeta jem mu largove, ma prishe dashninë e parë
Ishem të volgel e gjithçka… na shkojke te mbarë
Jena munu shumë me bo këtë lidhje sa ma mirë
Edhe pse për çdo ditë u bojke sa ma shtirë
T’kom premtu për ndryshim e ti nuk um zashe besë
T’pata thonë që t’du tepër e që t’kom për jet
Po s’di çka dreqin bona dhe e prishem ardhmërinë
A nashta zemër dikush na ka nemen lumturinë
Sidoqoftë besoj që apet kthehesh te unë
Jom i bindur që um don, jom i bindur që s’ka fund
Unë po t’lutna t’mendosh, ki pak zemër edhe shpresë
Ndjenjat tua po m’afrohen kur po qon n’mëngjes
Zemra jem e kalltë si prush i nji vullkani
Zoti na man fort, e besom që kurrë nuk dami
Refrain
Jeta ime, zemër, nuk ka kuptim
Nëse nuk të kam pranë, o shpirti im
Loti pikon, trego pse nuk vazhdon
O jeta ime, do të dua përgjithmonë
Për shkak dashurisë, këtë tekst për ty e shkrova
E për shkak t’kujtimeve, vohën hala s’u dorëzova
Çdo natë i vetmum si në shpi edhe n’qytet
Nuk po m’vyn shoqnia kur s’t’kom ty, ma mirë po rri vet
Shtirë mi përballu kur t’ik dashnija para syve
Shtirë me marr frymë kur e ki zemrën e thyme
Shtirë me flejt rahat kur je vet nër jaragon
Shtirë me dashtën ty… nashta e don tjetër konë
Fati zi n’jetën tem ka marrë leje e ka hi
Çka po ndodh e çka ka me ndodh, hala nuk e di
Dhe i shoh 1 milion qifte n’rrugë tu ec krah për krah
Shpesh herë thom, a bomi unë edhe ti si këta?
T’lutna Zot, ndryshoje menen, nuk po me zen vendin ven
E kallxoj që hala jeton ajo n’shpirtin tem
Zemra jem pres përgjigje prej teje
T’lutna kthemu dhe rri përgjithmonë afër meje
Refrain (3x)
Jeta ime, zemër, nuk ka kuptim
Nëse nuk të kam pranë, o shpirti im
Loti pikon, trego pse nuk vazhdon
O jeta ime, do të dua përgjithmonë