Që nga jugu në veri, mbretëron një errësirë. Nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë. Pra, o burra, hani, pini, hani, pini orë e çast për çakallin. Nata e errët është ras e delirës; hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa e mbushni arka. Të pa brek ju gjeti dreka, milioner ju zuri darka; hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka e mbushni xhepe.
Gjersa populli bujar t’u përgjigjet “peqelepe”. Populli rren për zotërin tuaj; puna e tij e djersa e ballit është kafshatë për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit, shyqyr Zotit s’ka më mirë lumturi e bukuri, dhe vjen ju qan hallin, varni buzë edhe turi; hani, pini e rrëmbeni, është koha e çakenjve.
Hani, pini dhe rrëmbeni, është botë e maskarenjve; hani, pini, vidhni, mblidhni gjithë aksione, monopole, nënshkrimi i zotërisë tuaj nëpër banka vlen miliona. Është pështyma e gjakosur e atdheut të verimosur, dhe kolltuku ku ke hipur duke hequr nderën zvarr.
Është trekëmbshi që përditë varet kombi në litar; zotërrote kapardisesh, dikush u bë pandeh kundër burrit të vërtetë. Ze vjell e ze e le, e na tund e na lëkund nëpër salla shkon e shkund; mbasi dora e të ligut ty me shokë të heq për hundë.
Rroftë miku yt i rrallë që përditë loz e qesh, të gradoj katër shkallë pse i the dy fjalë në vesh. Koha dridhet e përdredhet, do vijë dita që do zgjidhet, dhe trasta pemë e kalbur do të mos jetë jashtë do hidhet.
Koha dridhet e përdredhet prej gradimit katër shkallë; nuk do të mbetet gjë në dorë veçse vulë e zezë në ballë. Mirëpo ju s’keni patur as nëvojë as gjë të keqe më përpara, nga të gjithë ju i thatë të ligut “peqë” që të zinit një kolltuk.
Aq u ulet, u përkulet sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulet; as s’ju hahet as s’ju pihet, vetëm titullin e doni dihet. Teksa fshati i varfër digjet, kryekurva nis e krihet.
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira; ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar në errësira. Oh ç’na pa syri, ç’na pa syri, hunda juaj ku nuk hyri: të i miri, të i ligu, te spiuni më i ndyri.
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar; dallavera me të huaj, dallavera me shqiptarë. Vetëm, vetëm dallavera dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi.
Edhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera, kukuvajka do përtypë zog e zoga si përpara. Por jo, grushti do të bjerë për mbi krye të zuzareve; koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve.