Strofa 1
Nëntëmbëdhjetë dimra prita një pranverë,
Lutjet e mia prekën qiellin çdo natë e çdo herë.
Më trembëdhjetë mars Zoti nga unë i ktheu sytë,
Ti erdhe si dritë që errësirën e mbyt.
Uerdaaa , ti je lulja që çeli në shkretëtirë,
Ardhja jote në jetën time, dhurata më e mirë.
Strofa 2
Kur shoh flokët e arta që era i përkëdhel,
Një kopesht me lule , brenda shpirtit më çel.
Je pak rebele, e pavarur me kokëfortësi,
Por çdo tekë e jotja për mua është ëmbëlsi.
Në shkollë e në jetë je krenaria ime,
Zëri yt i ëmbël melodi dashurie.
Refreni
O Uerdaaa, lulja ime, mrekullia e kësaj jete,
Ti je përgjigjja e çdo lutjeje të vërtetë.
Me dritën në sy dhe flokët si ar,
Je pasuria më e madhe që Zoti më ka falë.
princesha e mamit, shpirt i shpirtit tim,
Pa ty kjo botë z'do të kishte kuptim.
S’ka perlëëë në det, as yll që ndriçon,
Që dashurinë për ty ta zëvendëson.
Fluturo e lirë dhe jetoje këtë jetë,
Mami yt pranë teje gjithmonë do të jetë.
Refreni
Uerdaaa Uerdaaa drita e shpirtit tim,
Ti je gëzimi dhe gjithë universi im.
Nga dita që erdhe, bota ndryshoi për mua,
Princesha ime e vogël, sa shumë unë të dua.
Gëzuar ditëlindjen, princesha ime ti ,
Mami ty të ka të vetmen pasuri.
Uerdaaa ime, lulja ime e preferuar,
Ti je mrekullia , që Zoti më ka dhuruar 🌸
Uerdaaa, Uerdaaa
Happy birthday to you!
Uerdaaa, Uerdaaa
Let's dance, it's your day!