Titulli: Rrugët e Botës (Malli për Pragun)
(Strofa 1)
Mora rrugën me nji çantë në dorë,
Lashë pas malet me plot me borë.
Nuk kisha asgjë, veç nji shpresë në gji,
M’u mbushën sytë me lot kur u ktheva n’shtëpi.
Nanës ia putha dorën n’oborr,
Më tha: "Bir, mos u bëj i merak,
Bukën e huaj me lot do ta hash,
Po nderin e shtëpisë kurrë mos e lash."
(Refreni)
O gurbet, o plagë që s’mbyllesh kurrë,
Më bëre burrë para se me u bë burrë!
Fitova lek, fitova dollarë,
Po s’shijova dot nji ditë si i parë.
Malli më djeg si prushi në gjii,
Për nji gotë ujë n’atë fshat plot liri,
Ku gurët e rrugës i njoh me emër,
Gurbeti m’dha bukë, po m’morri nji zemër.
(Strofa 2)
Këtu dritat ndrisin, qytetin nmjerim,
Po shpirti në atdhe në n’vendlindje aty shkon rrin.
I numëroj ditët, i bëj nji nga nji,
Kur vjinë festat, unë jam prap në vetmi.
Telefoni bije, zëri i nanës dridhet:
"Kur po vjen, o djalë?" – nyje fyti m’lidhet.
"Edhe pak, o nanë, sa t’bëj nji shtëpi,"
Po në kurbet ska shpi s’ka as shpirt pa ty, oo njerzi.. oo kurbet i zi!
(Ura/Bridge)
Asht i randë gurbeti, asht gur mbi kurriz,
Të mban larg vorreve të gjyshërve përsëri, të mban larg familjes fisit edhe shoqëris.
Punojmë për fëmijët, që ata të shikojn dritë,
Po harrojmë t’jetojmë, duke pritë e pritë nënë e babë pa i parë çdo dit.
(Refreni)
O gurbet, ooo, plagë që s’mbyllesh kurrë,
Më bëre burrë para se me u bë burrë!
Fitova lek, fitova dollarë,
Po s’bleva dot nji ditë si i parë.
(Mbyllja)
Do t’kthehem nji ditë, me flokët e thinjur,
Do t’i puth ata gurë ku jam lind e rritur.
Gurbet… o gurbet…
Malli s’të tret.
[Intro]