Në një natë vere,
strukur në vetmi,
përhumbur nën yje,
shpreha një dëshirë:
Të të shoh dhe njëherë,
sytë e tu plot dritë.
Kilometra na ndajnë,
a do të kthehesh një ditë?
Por ylli s’më harroi,
ish si unë, nostalgjik.
Dashurinë ma afroi,
që zemra të mos kishte më frikë.
Aaa, aaa, aaa, aa...
Ngushëllim, ngushëllim i shpirtit tim,
qetësi që më shëron.
Më mësove se
dashuria nuk harron.
Ngushëllim, ngushëllim i shpirtit tim,
qetësi që më shëron.
Më mësove se
dashuria nuk harron.
Jemi bashkë, me ty jam unë,
nuk kërkoj asgjë më shumë.
Çdo të fshehtë që shpirti ka,
ti më njeh, me ty e ndaj.
Por ylli s’më harroi,
ish si unë, nostalgjik.
Dashurinë ma afroi,
që zemra të mos kishte më frikë.
Ngushëllim, ngushëllim i shpirtit tim,
qetësi që më shëron.
Më mësove se
dashuria nuk harron.
Ngushëllim, ngushëllim i shpirtit tim,
qetësi që më shëron.
Më mësove se
dashuria nuk harron.